KOOFRA – Koordinierungsstelle gegen Frauenhandel e.V. Hamburg
 +49-(0)40–67999757

Infos in 35 Sprachen

 
<

.

...

>
 

Informacione lidhur me tregtinë e njerëzve kundër qëllimeve të shfrytëzimit për punë në Hamburg

Kushtet e punës janë të padurueshme

  • Jeni nën presion të punoni dhe të bëni punë kundër dëshirës suaj
  • Ju nuk merrni rrogë ose paguheni shumë pak për punën që bëni
  • Ju jeni të detyruar të punoni më tepër dhe më gjatë se sa punëtorët e tjerë
  • Ju e njihni një person që ka nevojë për ndihmë
  • U nevojiten informacione më të hollësishme

Na merrni në telefon.

Këshillimi bëhet me besueshmëri të plotë.

Ne nuk bëjmë asgjë pa pajtimin dhe marrëveshjen tuaj.


Website: www.koofra.de

E-Mail: info@koofra.de

Telefoni: +49-(0)40 – 67 999 757

Nga e hëna deri të enjten: 11.00 – 17.00

Të premten: 11:00 – 14.00

Nëse nuk jemi në zyrë: Ju mund të lini numrin e telefonit tuaj si dhe lajmërimin që keni ne gjuhën e juaj tek sekretaria telefonike.


SHFRYTËZIMI NË PUNË

Disa shembuj:

  • Jeni të detyruar të bëni punë të rrezikshme
  • Gjatë punës nuk u ofrohet veshje mbrojtëse për punë
  • Pasaportin apo edhe dokumentët e udhëtimit ua kanë marrë
  • Punëdhënësi i juaj u vë nën presion për borxhin që i keni
  • Për punën qe bëni nuk merrni rrogë aspak ose paguheni shumë pak
  • Ju keqtrajtojnë, ju kërcënojnë ose ju vënë nën presion
  • Ju kërcënojnë për arsyen që s’keni leje pune ose dokumentacione legale
  • Juve nuk ju japin ditë pushimi /asnjë ditë të lirë
  • Nuk keni të drejtë të shkoni te mjeku, edhe nëse jeni i sëmurë
  • Nuk keni të drejtë të lëvizni të lirë dhe jeni gjithmonë nën vëzhgimin e punëdhënësit tuaj ose personave të tjerë

Kjo mund të jetë trafi kim ndaj qenieve njerëzore.

Edhe pse në fi llim keni miratuar atë marrëveshje.

KOOFRA MUND TË JU NDIHMOJË.

KOOFRA

  • ndihmon njerëzit që janë të prekur nga trafi kimi i qenies njerëzore
  • është e pavarur
  • jep këshilla dhe informacione

E drejta për mbështetje dhe për ndihmë u takon edhe juve!

  • Ne ju këshillojmë
  • Bisedat bëhen në mënyre anonime dhe me besueshmëri të plotë
  • Të gjitha informatat mbeten mes nesh
  • Punonjëset tona vinë nga vendlindja e juaj ose fl asin gjuhen tuaj amëtare

Çfarë ofron KOOFRA?

  • Ndërmjetëson në rregullimin e vendbanimit apo strehimit, në përkujdesjen shëndetësore, në sigurimin e mjetëve jetësore, në këshillimin juridik falas
  • Shoqërimin nëpër institucione të ndryshme
  • Mbështetje në rregullimin e çështjeve të pasaportës
  • Sipas dëshirës: shoqërimin në polici
  • Sipas dëshirës: ndihmë për kthimin në vendlindje
  • Dhe shumë më tepër